Politikë Më shumë

Deputetët debatojnë propozim ligjin për buxhetin e Malit të Zi

Prej tvteuta11:58, 23 Dhjetor 2015

Kuvendi i Malit të Zi debaton ligjin për buxhetin për vitin 2016  i cili është 2.125 miliardë euro ose 162 milion euro më i lartë se buxheti i këtij viti .

Për deputetet e PDS të Partisë boshnjake dhe partisë liberale buxheti është i planifikuar mirë, është zhvillimor dhe social.

Nga ana tjetër opozitën e shqetëson borxhi publikë i cili në vitin 2016 do të rritet në rreth 64 për qind  bruto prodhimtarisë së brendshme si dhe borxhet e reja të planifikuara prej rreth 588 milion euro. Siç ka sqaruar nënkryetari i qeverisë për politikën ekonomike , Vujica Llazoviq,  nga shuma e përgjithshme e buxhetit për shpenzimet rrjedhëse janë ndarë 773 milion euro ose 94 milion më tepër se për këtë vit.

  • 1

    Radio