Deponia për materiale inerte e domosdoshme
Prej tvteuta12 March 2019

Problemin e ndotjes së ajrit nga ndezja e deponisë së egër në Mal të Bardhë përfaqësuesit e institucioneve kompentete e shohin si një problem që kërkon një zgjidhje të menjëhershme. Skender Kaleziq drejtor i ndërmarrjes publike “Veprimtaritë Komunale”shprehet se ka angazhuar të gjithë fuqinë punëtore për të zgjidhur problemin e riaktivizimit të zjarrit në këtë lokacion, por pa sukses.
“Nga viti 2017 kemi kërkuar nga pronari që në atë lokacion të ndërtohet oborri reciklues ku do bëhehej reciklimi materialeve inerte me një shumë përkatëse vjetore ,ku fituam dritën jeshile,mirëpo kjo nuk ndodhi sepse gjygjtari që ishte I angazhuar në këtë lëndë nuk e ka lejuar një gjë të tillë,dhe kjo çështje ka mbetur pezull” tha Kaleziq.
“
Ai tha se përveç që kemi një fotografi të shëmtuar,kemi të bëjmë edhe me shtrirjen e tymit I cili mund të jetë shumë i rrezikshëm për shëndetin e banorëve.
Ndërkaq ,kryeshefi i “Shërbimit të Mbrojtjes dhe Shpëtimit “ Saubih Mehmeti u shpreh se kanë intervenuar disa here në këtë lokacion duke zbrazur me dhjetra cisterna të ujit,por zjarri pas një periudhe është riaktivizuar përsëri.
Të njëjtin qëndrim mban edhe kryeshefi I Policisë Komunale Milazim Mustafa .Ai tha se gjer më tani nuk është procesuar asnjë indivit I cili bartë mbeturinat në vendin e lartëpërmendur, gjendjen e konstatoi alarmante. Sipas Mustafës policia Komunale I ka ndërmarrë të gjitha masat e nevojshme për zgjidhjen e këtij problemi.