Aktuale Më shumë

Deponia duhet të bëhet pronë e Komunës së Tuzit

Prej tvteuta13:57, 9 Tetor 2023

Kryetari i Komunës së Tuzit Nik Gjeloshaj tha se me administratën e re lokale në Podgoricë nuk ia dolën të bëhen bashkë me gjithë vullnetin që treguan në Tutim.Kërkon që deponia të kalojë në pronësi dhe menaxhim të Tuzit.

“Bazuar në Ligjin për Organizimin Territorial të Malit të Zi, nuk ka afat për ndarjen e pronës me rastin e themelimit të komunës së re. Komuna e Tuzit që nga themelimi ka qenë objekt i pengesave nga Kryeqyteti në çdo hap që kanë mundur dhe tani kemi një administratë të re të qytetit! Ende nuk kemi arritur të takohemi me administratën e re të qytetit, por kemi shprehur vullnetin dhe dëshirën tonë”, tha Gjeloshaj.

Siç tha ai, meqenëse Deponia është në territorin e komunës së Tuzit, dhe situata aktuale nuk mund të tolerohet më, “është koha që ajo të kalojë në pronësi dhe menaxhim të komunës së Tuzit”.

“Prona e përbashkët që ndodhet në territorin tonë duhet të jetë e jona, dhe ajo që ka mbetur në kryeqytet të mbetet pronë e Podgoricës! Ne nuk do të presim pafundësisht, nëse nuk ka zgjidhje deri në fund të vitit, do të mbyllim Deponinë, përmes vendimit për shpalljen e pavlefshme të dokumentit të planit (i cili është zgjatur në mënyrë të paligjshme) dhe vendimit për mbylljen e Deponisë në parlamentin lokal të Tuzi,t i cili është përgjegjës për të dyja vendimet”, ka thënë Gjeloshaj.

Siç thotë ai, “në oborrin tonë askush nuk do të na menaxhojë më pronën”.

“Nëse doni një zgjidhje është e mundur, nëse doni edhe të bëni sikur nuk e dini për çfarë bëhet fjalë, do të keni një reagim shumë shpejt!”. ka njoftuar Nik Gjeloshaj.

  • 1

    Radio