Sporti Më shumë

Denveri fiton ndaj Milwaukeet

Prej tvteuta18:45, 27 Mars 2023

Lideri i Konferencës së Perëndimit në NBA e ka mposhtur liderin e Konferencës së Lindjes, 129:106.

Nikola Jokiq shënoi 31 pikë dhe pati 11 asistime për Denverin, kurse Giannis Antetokounmpo i Milwaukeet, po ashtu shënoi 31 pikë.

Në duelet tjera, Sacramento Kings është afruar edhe më shumë drejt qëllimit në këtë sezon, kalimit në plejof për herë të parë në 17 vjet.

Në ndeshjen e fundit, Sacramento fitoi përballë Utah Jazzit me rezultatin 121:113.

Sacramento është në vendin e tretë në Konferencën e Perëndimit, me gjashtë fitore më shumë se Phoenix Suns që e mposhti skuadrën Philadelphia 76ers, 125:105.

Mikal Bridges shënoi 27 pikë, ndërsa Brooklyn Netsi shënoi fitore 129:100 përballë Miami Heatit.

New Orleans Pelicans fitoi përballë Los Angeles Clippers 131:110.

Atlanta Hawks shënoi fitore 143:130 ndaj Indiana Pacersit.

  • 1

    Radio