TURIZËM Më shumë

Dënimet për tejkalimin e nivelit të muzikës prej 300 deri në 1.100 euro

Prej tvteuta11:03, 12 Korrik 2019

Zbatimi i orarit të punës varet nga veprimtaria që kryen subjekti, ku objektet tregtare  leje pune kanë nga ora 6 deri në ora 24, tha për TV Teuta  i pari i policisë Komunale Milazim Mustafa. Sa i përket orareve të punës së  objekteve hotelerike orari varet nga vendi ku ndodhen, në zonën e urbanizuar me vendim e kanë të lejuar të punojnë deri në orën 1 pas nate. Objektet të cilët në lokalet e tyre lëshojnë muzikë këtë vit po ballafaqohen me probleme të shumta. Ata  nuk mund të marrin lejen e punës për të ushtruar këtë veprimtari pa pasur të instaluar limitatorët të cilët vendosën në autoparlante dhe mbasin lartësinë e zërimit,ku lejohet 65-deri në 80 decibela,varësisht nga rajoni ku ndodhet lokali. Dënimet për tejkalimin e kufizimeve janë të larta dhe shkojnë nga 300 deri në 1100 euro.

  • 1

    Radio