Dëmtohet diga e Krythës , nëse nuk intervenohet mund të ketë përmbytje

Prej tvteuta15:58, 31 Gusht 2019

Banorët e dy fshatrave, Zenelej dhe Katërkollë që ndodhen në zonën e Anës së Malit, kanë dhënë alarmin pasi rrezikojnë të përmbyten nga  shkatrrimi i digës ,ku derdhen prrojet e Kalimanit dhe i Millës.Ata shprehen se nëse nuk merren masa për riparimin e digës, zona e Anës së Malit nga Zenelajt deri në Lisën Bore mund të përmbytet, me pasoja të pa imagjinueshme.  Bajram Hajdari nga fshti Zenelej thotë se diga është ndërtuar në rreth viteve të 60-ta,dhe tani ajo ka nevojë për ndërhyrje.

Më herët këtë çështje në Kuvendin Komunal e kanë ngritur këshilltarët Sabri Salaj dhe Haxhi Sulejmani,  të cilët kanë kërkuar të merren hapa konkret nga në menyrë që të mos vijë deri tek pasojat me kosto më të larta për jetën dhe buxhetin e qytetarëve.

  • 1

    Radio