DEMOS nisi procedurat për përjashtimin e Danilloviq
Prej tvteuta29 July 2017
Kryesia e DEMOS-it ka nisur dje iniciativën për përjashtimin e Goran Danilloviq nga kjo parti duke kërkuar që kjo procedurë të realizohet urgjentisht. Njëkohësisht kryesia e Partisë e ka shpërbërë Këshillin ekzekutiv dhe ka emëruar Këshillin e përkohshëm . Për ndryshe pas mbledhjes së kryesisë Danilloviq ka deklaruar se nuk përjashton mundësinë që për shkak të shkeljes së statutit të partisë të paraqes fletë padi penale. Ai ka theksuar se sipas statutit as Lekiq dhe as kryesia e partisë nuk mund ta shkarkojnë kryetarin e Këshillit ekzekutiv.