DEMOS dhe URA nuk planifikojnë të kthehen në Kuvend
Prej tvteuta21 September 2017
DEMOS nuk planifikon të kthehet në parlament , ka theksuar lideri i kësaj partie Miodrag Lekiq duke shtuar se përpiqet për dialog, por qeveria më parë të përgjigjet kërkesave të tyre të cilat janë në interes të shtetit dhe të daljes nga kriza. Lekiq pas takimit në delegacionin e Bashkimit Evropian në Podgoricë ka theksuar se ky takim ishte i dobishëm edhe pse me dallime në pikëpamje. Nuk pres diçka të re spektakulare , por megjithatë pres që këto bisedime të kontribuojnë në daljen nga kjo krizë e thellë , ka theksuar Lekiq. Kryetari i URA-s Dritan Abazoviq ka theksuar se në mungesë të datës së mbajtjes së zgjedhjeve nuk mund të ketë dialog me PDS e cila disa herë i ka tradhtuar qytetarët dhe opozitën .Me gjithë atë nëse dikush nga partitë opozitare vendos të ndërpres bojkotimin , URA e fundit do të kthehet në parlament, ka theksuar Abazoviq duke shtuar se këtë më parë duhet ta bëjnë të gjitha partitë opozitare. foto: rtcg.me