Aktuale Më shumë

Demokratët shpërndanë materialin promovues

Prej tvteuta17:34, 13 Mars 2022

Demokratët e Malit të Zi , të cilët në zgjedhjet lokale në Ulqin shpresojnë për rezultat të mirë, sot në shetitoren e Ranës kanë mbajtur një aktivitet politik, gjatë të cilit qytetarëve u kanë shpërndarë materialin e tyre promovues, me mesazhe qartas të drejtuar nga kundërshtarët e tyre politik edhe në nivel qendror.

Në mesazhet e tyre nuk ka munguar sarkazmi, me çka kanë dashur që të tërheqin vëmendjen në marrëveshjet e fundit politike, të cilat kjo parti në mënyrë të vazhdueshme i ka cilësuar si tradhëti të vullnetit elektoral të popullit.

Në zgjedhjet lokale në qytetin tonë kjo parti ka marrë pjesë edhe në zgjedhjet e vitit 2018, ku vetëm për disa vota nuk arritën të kalojnë pragun, ndërsa kësaj radhe, kanë shpresë për shumë më tepër, pasi janë e vetmja listë e cila do të përfaëqsojë opozitën e ardhëshme nga niveli qendror. Bartës i listës është Bojan Qetkoviq.

  • 1

    Radio