Politikë

Aktuale Më shumë

Demokratët: Pa zgjedhje të reja nuk ka kthim në Kuvend

Prej tvteuta30 December 2016

Në koktejet e fundvitit të organizuar nga Demokratët në Kollashin dhe Mojkovac,kryetari i tyre Aleksa Beçiq shprehu kënaqësinë për rezultatin e këtij subjekti në këto qytete në zgjedhjet e kaluara. Ai edhe njëherë konfirmoi qëndrimin se Demokratët nuk do të hyjnë në kurrfarë bisedimesh me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe se nuk do ta ndërpresin bojkotimin e Kuvendit pa shpalljen e zgjedhjeve të reja. Në lidhje me formimin e pushteteve lokale në Kotorr dhe Budva, Beçiq u shpreh i kënaqur që kjo parti pas daljes e parë në zgjedhje do të ketë edhe një kryetar komune.