Politikë Më shumë

Demokratët e Malit të Zi dorëzuan listën. Në krye Millosh Kopitoviq

Prej tvteuta18:28, 9 Janar 2018

Për herë të parë në zgjedhjet lokale në Ulqin do të marrin pjesë edhe Demokratët e Malit të Zi, të cilët dorëzuan listën zgjedhore prej 33 kanidatëve, bartësi i të cilës është  Milosh Kopitoviçq, student i Fakultetit të Shkencave Politike në Podgoricë. Në dorëzimin i listës zgjedhore mori pjesë edhe vetë kryetari i Demokratëve, Aleksa Beçiq, i cili tha se “me të rinjtë do të rifreskohet skena politike e qytetit dhe më në fund do ti jepet fund urrejtjes dhe nacionalizimit”, në të cilët bazohet fushata e kundërshtarëve politik. “Në listën tonë janë 60%  të rinj dhe 50% të tyre janë gra, kurse studentët përbëjnë 20% të listës, prandaj besoj se ulqinakët do të na përkrahin” tha Kopitoviq për televizionin Teuta.

  • 1

    Radio