Politikë Më shumë

Demokratët do të përkrahin secilin kandidat të opozitës

Prej tvteuta16:19, 10 Shkurt 2018

Demokratët e Malit të Zi kanë njoftuar se do të përkrahin secilin kandidat të përbashkët të opozitës pa marrë parasysh emrin. “Duke pasur parasysh se po spekullohet se ne nuk jemi pro njërit apo tjetrit emër të përmendur, po e përsërisim edhe njëherë se Demokratët do të përkrahin pa asnjë kusht secilin kandidat që përzgjedh opozita .”, thonë nga kjo parti. Ato shtuan se si subjekt nuk marrin pjesë në bisedimet për kandidatët eventual dhe nuk kanë mundësi të ndikojnë në favor apo disfavor të ndonjë emri të veçantë. Ditët e fundit janë përmendur disa emra si kandidat të mundshëm të opozitës për zgjedhjet presidenciale, por akoma nuk ka një marrëveshje përfundimtare.

  • 1

    Radio