Demokratët bëjnë thirrje për bojkotim total të Kuvendit
Prej tvteuta13:34, 31 Janar 2019
Plasja e aferës “Zarfi” ka treguar se institucionet e vendit nuk kanë legjitimitet, sidomos jo Kuvendi i Malit të Zi, kanë deklaruar Demokratët e Malit të Zi, dhe u kanë bërë thirrje kolegëve nga opozita që të bojkotojnë përfundimisht këtë institucion. Partitë e tjera opozitare që marrin pjesë në punimet e Kuvendit kanë kërkuar seancë të posaçme të Kuvendit për të diskuatar për këtë aferë, por deri tani nuk janë shprehur nëse do ta bojkotojnë atë nëse nuk pranohet kërkesa e tyre. Nga Partia Demokratike e Socialistëve i kanë hedhur poshtë akuzat për financime të paligjshme të fushatave të tyre zgjedhore, por kryetari i saj Millo Gjukanoviq ka lënë të kuptohet se kjo parti ka pasur donacione nga biznesmenë të ndryshëm, nga ata edhe Knezheviq, por nuk i ka cilësuar të paligjshme.