Aktuale Më shumë

Dëme të mëdha në Adën e Bunës

Prej tvteuta16:16, 23 Nëntor 2022

Pas erërave të forta jugore dhe stuhisë që goditi ditët e fundit Ulqinin dhe këtë pjesë të Adriatikut, kanë mbetur dëme të shumta, sidomos në objektet e “Rivierës së Ulqinit” në Adën e Bunës. Në disa prej tyre ka hyrë edhe uji, ndërsa dëmi do të mund të vlerësohet vetëm pas tërheqjes së tij. Drejtori, Bojan Gjakonoviq, tha se stuhia dhe dëmet nuk i kanë befasuar, duke qenë se sivjet mbrojtja nuk është bërë me kohë dhe se si duket, nuk do të jetë as në periudhën e ardhshme.

“Pritej që kushtet e rënda të motit të shkaktonin probleme në Adë, kjo ndodhi në ditët e kaluara, e sidomos mbrëmë, sepse era e fortë jugore shkaktoi shumë dëme , ndërsa uji depërtoi pothuajse në të gjithë dhomat në kompleks. Do të shohim se sa dëme do të ketë kur stuhia të qetësohet dhe kur do të jetë e mundur të hyjmë në objekte. Më e rëndësishmja është se ende nuk ka përparim në mbrojtjen e kësaj zone, gjë që do të parandalonte këtë situatënë mënyrë të përhershme”, tha Gjakonoviq.

Edhe pse pati premtime se Ada do të mbrohej, këtë vit nuk u bë asgjë, sidomos para fillimit të dimrit. Kodrat e rërës janë të paprekura dhe nuk ka duna që do të mbronin plazhin dhe objektet për shkak të tenderit të dështuar të ndërmarrjes publike “Të Mirat Detare”.

“Në fund të verës iu drejtuam Ministrisë së Ekologjisë dhe Planifikimit Hapësinor për të parandaluar këto probleme, Qeveria e miratoi këtë informacion në fund të tetorit dhe me konkluzionet e miratuara e obligoi ndërmarrjen “Të Mirat Detare”,  për të vendosur dunën artificiale, e cilat dha rezultate të shkëlqyera vitin e kaluar. Mirëpo tenderi për furnizim me naftë nuk kaloi dhe fatkeqësisht tani kemi skena të tilla”, thotë Gjakonoviq, duke shtuar se stuhia e radhës mund të shkaktojë dëme të pallogaritshme dhe se nëse vazhdon kështu kjo kompani mund të mbetet pa një numër i konsiderueshëm objektesh, por dhe pa plazh, që është oferta kryesore e Adës së Bunës.

  • 1

    Radio