Politikë Më shumë

Delegacioni nga Presheva për vizitë në Ulqin

Prej tvteuta15:35, 13 Dhjetor 2018

Delegacioni i Komunë së Preshevës, i kryesuar nga kryetari i Kuvendit Sami Salihu, erdhën sot për vizitë  zyrtare në Ulqin. Ato u pritën nga kryetari i Kuvendit të Ulqnit, dr. Ilir Çapuni dhe ai i Komunës Loro Nrekiq. Miqtë nga Presheva përcollën përshëndetjet më të përzemërta nga banorët e kësaj komune, e cila , siç tha kryetari Salihi, ka shumë gjëra të përbashkëta me Ulqinin. Gjatë ditës së sotme ato do të vizitojnë institucionet e Komunës së Ulqinit, kurse nesër në orën 13.00 është paraparë një konferencë e përbashkët për media.

  • 1

    Radio