Politikë

Politikë Më shumë

Delegacioni Kuvendit të Malit të Zi për vizitë në Maqedoninë Veriore

Prej tvteuta13 February 2020

Nënkryetari i Kuvendit te Malit të Zi, Genci Nimanbegu udhehoqi delegacionin e Kuvendit në mbledhjen e Parlamentit se Maqedonise se Veriut, në të cilën u shqyrtua ratifikimi i Ligjit mbi marrëveshjen e Aleancës Veri-atlantike për anëtarsimin e Republikës së Maqedonisë Veriore në NATO. Para mbledhjes, delegacionin nga Mali i Zi e pranoi kryetari i Parlamentit te Maqedonisë së Veriut, Talat Xhaferi, i cili i njoftoi lidhur me procesin e ratifikimit të kësaj marrëveshje nga shtetet anëtare të NATO-s. Deri më tani marreveshjen ende nuk e ka ratifikuar vetëm Spanja, por pritet që këtë do ta bëjë shumë shpejt. Në takim morën pjesë edhe kryetari i Maqedonisë Veriore, Stevan Panderovski dhe ushtruesi i detyrës i kryetarit të qeverisë, Spasovski, si dhe te ftuarit nga Aleanca veriatlantike dhe parlamentet e shteteve fqinje që janë anëtare të NATO-s.