Delegacioni i BE: Kriza të tejkalohet me dialog
Prej tvteuta15 February 2017
Delegacioni i Bashkimit Evropian në Mal të Zi i bën thirrje pozitës dhe opozitës që krizën politike në vend ta tejkalojnë nëpërmjet dialogut. “Bojkotimi i zgjedhjeve dhe i Kuvendit nuk është zgjidhje e qëndrueshme . Presim prej Qeverisë dhe opozitës që të inicojnë bisedime konstruktive me qëllim që të tejkalohet kriza politike në vend.”, kanë thënë nga delegacioni. Ato nuk kanë dashur ta komentojnë heqjen e imunitetit për dy deputetët e Frontit Demokratik Andrija Mandiq dhe Millan Knezheviq, por kanë shprehur qëndrimin se presin që drejtësia dhe standardet ndërkombëtare të respektohet në maksimium.