Delegacioni i shteteve të Bashkimit Evropian sot për vizitë në Ulqin
Prej tvteuta09:44, 10 Tetor 2017
Delegacioni i shteteve të Bashkimit Evropian i udhëhequr nga shefi i delegacionit Aivo Orav, do të qëndrojë sot për vizitë zyrtare në Ulqin, ku do të takohen me zyrtarët më të lartë të Komunës.
Përveç Orav, për vizitë do të qëndrojnë edhe ambasadori i Rumunisë Ferdinand Nagi, i Austrisë Ana Jankoviq, Italisë Vinçenco del Monako, Sllovenisë Mitja Moçnik, Francës Kristinë Toudik, Sllovakisë Roman Hloben, Bullgarisë Mlladen Tçerveniakov, Greqisë Sotirius Atanasiu, dhe Polonisë Irena Tararzinska.