Politikë

Politikë Më shumë

Delegacioni i komunës nga Bosnja vizitoi Ulqinin

Prej tvteuta30 October 2019

Një delegacion i komunës Velika Gladusha nga Bosnje dhe Hercegovina , kryesuar nga kryetari i saj Fikret Abdiq, qëndruan dje për vizitë në Ulqin, ku u pritën nga kryetari Loro Nrekiq me bashkëpunëtorë. Nrekiq për vizitorët prezantoi synimet zhvillimore të Komunës së Ulqinit në drejtime të ndryshme dhe shprehu gatishmërinë për bashkëpunim. Temë e bisedimeve ishte edhe mundësia e bashkëpunimit në projektin ndërkufitarë me emri Kestenji, bartës i së cilit është komuna Velika Gladusha dhe në të cilin përveç Malit të Zi është e kyçur edhe Kroacia. Në takim u prezantuan edhe projekte të tjera që mund të jenë me interesim për të dy qytetet. Bashkëbiseduesit vlerësuan se takimi përfaqëson vazhdimsi të marrëdhënieve të mira në mes dy vendeve , e cila mund të avancohet edhe më tej me nënshkrimin e Memorandumit të bashkëpunimint në mes të dy komunave.