Ekonomi Më shumë

Deficiti buxhetor për 2020, 419.5 milionë euro

Prej tvteuta18:32, 3 Shkurt 2021

Deficiti buxhetor vitin e kaluar ishte 419.5 milion euro, ose 9.8 përqind e produktit të brendshëm bruto (PBB) dhe ishte 83.6 milion më i lartë se sa ishte planifikuar, tregojnë të dhënat e  Ministrisë së  Financave dhe Mirëqenies Sociale. Pandemia e koronavirusit dhe masat që synonin parandalimin e përhapjes së saj patën një ndikim të drejtpërdrejtë në flukset ekonomike në vend dhe shkaktuan pasoja negative për të gjithë ekonominë. Ministria tha se, edhe në kushtet kur situata e pafavorshme epidemiologjike kufizonte aktivitetin ekonomik dhe çonte në një lëvizje negative të parametrave fiskalë, likuiditeti i buxhetit u ruajt me sukses dhe të gjitha detyrimet e planifikuara të buxhetit u shlyen në kohën e duhur.

  • 1

    Radio