Debati në Kuvend. PDS: Knezheviq është kriminel në ikje. Opozita: Knezheviq është krimineli juaj
Prej tvteuta12:10, 22 Shkurt 2019
Debati në Kuvend. PDS: Knezheviq është kriminel në ikje. Opzita: Knezheviq është krimineli juaj
Dje në Kuvendin e Malit të Zi u zhvillua debati në lidhje me aferën “Zarfi” dhe dyshimet për financime të paligjshme të partive politike. Deputetët e Partisë Demokratike të Socialistëve qëndruan në mbrojtje të akuzave kundër kryetarit të tyre Millo Gjukanoviq, kurse afaristin Dushko Knezehviq e cilësuan kriminel në ikje. Nga opozita në anën tjetër u hodhën akuza se Knezehviq , edhe nëse është kriminel, është i Partisë Demokratike të Socialistëve, të ciln e ka financuar dhe ndihmuar të qëndrojë në pushtet. Partia Demokratike e Socailistëve dorëzoi amandamente në propozimet e opozitës , të cilët nuk u pranuan dhe si rezultat u tërhoqën nga procedura, me çka debati në Kuvend mbeti pa epilog.