Aktuale Më shumë

Debatët për buxhetin: Huamarrjet e nevojshme për të shlyer borxhet e vjetra

Prej tvteuta14:35, 27 Dhjetor 2023

Deputetët e Malit të Zi kanë vazhduar debatin për projektligjin për buxhetin për vitin 2024.

Armen Shehoviq, anëtar i Lëvizjes Evropa Tani, tha se, për shkak të qëndrimit të papërgjegjshëm të Qeverisë së mëparshme ndaj financave publike, shpenzimet e pagave për vitin 2023 u rritën për mbi 40 milionë euro, sepse vetëm në një vit buxhetor janë punësuar mbi 1000 punëtorë të rinj në sektorin publik.

Shehoviq përmendi se vitin e ardhshëm do të paguhet gjysmë miliardë euro borxh të cilat janë bërë para vitit 2020.

Deputeti Millan Zeçeviq tha se kryeministri Millojko Spajiq më herët kishte thënë se do t’i duhet një vit për të kontrolluar gjendjen buxhetore dhe më pas do të shqyrtohet zbatimi i programit Europa Tani 2.

Deputeti i Partisë Boshnjake Amer Smailoviq theksoi se përkundër pritjeve të mëdha nuk do të ketë rritje të pagave në vitin e ardhshëm.

“Kemi paralajmëruar harmonizimin e pensioneve minimale me pensionet tjera në Mal të Zi. Partia boshnjake e mbështet atë. Por më duhet të vë në dukje qëndrimin diskriminues ndaj pensionistëve të tjerë. “Ata që kanë punuar 30, 40 vjet meritonin rritje të pensioneve”, thotë Smailoviq.

Anëtari i Partisë së Re Demokratike Serbe, Jovan Vuçuroviq, tha se tani është e rëndësishme të ndihmohet Qeveria, e cila është formuar praktikisht dy muaj më parë, të funksionojë.

  • 1

    Radio