Politikë Më shumë

Debate për emrat e kandidatëve për qeverinë e re

Prej tvteuta20:12, 6 Nëntor 2020

Pas publikimit të emrave të kandidatëve për postet ministrore të Qeverisë së re të Malit të Zi, menjëherë kanë filluar edhe analizat për suksesin dhe jetëgjatsinë e saj. Liderët e Frontit Demokratik haptas e kanë kritikuar lënien jashtë të tyre nga qeveria, duke e quajtur atë më të afërt me PDS se me opozitën dhe duke shprehur skepticizëm për suksesin e saj. Përbërjen e Qeverisë e kanë kritikuar edhe Socialdemokratët, të cilët e kanë quajtur atë qeveri të jostabilitetit, kurse analisti Zlatko Vujoviq thotë se disa sektorë të saj do të kontrollohen direkt nga Kisha Ortodokse Serbe. Megjithsëatë, nga LQ URA , Mali i Zi i Vërtetë dhe Mali i Zi i Bashkuar kanë shprehur përkrahje për qeverinë e re, duke bërë apel që asaj ti jepet një mundësi. Nga Demokratët akoma nuk janë prononcuar në lidhje me këtë temë, por kanë njoftuar se do ta bëjnë pasi për këtë të vendoset në organet partiake. Edhe pse emrat e propozuar nga Krivokapiq duket të jenë kandidatët final, nuk përjashtohet mundësia që në ditët në vijim të ketë edhe ndryshime. Karakteritikë aspak e mirë e kësaj qeverie të propozuar, është mungesa e popujve pakicë, si dhe numri i vogël i grave. Nga ana tjetër, është e qartë se kjo qeveri do të ketë mandat të kufizuar, pas dë cilës pritet që vendi të shkojë në zgjedhje të reja.

  • 1

    Radio