Davis Cup: Rrezart Cungu fiton ndaj moldavit Cozbinov
Prej tvteuta16:19, 22 Qershor 2022
Në ditën e parë të turneut Davis Cup i cili po mbahet në Ulqin, tenisti i përfaqësueses së Malit të Zi, Rrezart Cungu fitoi ndaj tenistit moldav Alexander Cozbinov, 4-6, 6-4, 6-2.
Më herët lojtari tjetër i Malit të Zi Petar Jovanoviq humbi ndaj moldavit Ilya Snitari 6-4,6-4.
Në këto momente po luhet ndehsja në dubël në mes këtyre dy përfaqësueseve, e cila edhe do të vendos fituesen.