Rajoni/Bota Më shumë

DASH paralajmëron sanksione të reja në Ballkan

Prej tvteuta15:16, 27 Shtator 2022

Teksa është bërë e qartë se një nga objektivat kryesorë të saj është çrrenjosja e korrupsionit në rajon, një deklaratë e fundit e zëdhënësit të Departamentit të Shtetit Amerikan, Ned Price, duket sikur hedh më shumë dritë mbi planet e SHBA-së për vendet e Ballkanit.
Shtetet e Bashkuara, nga sa la të kuptohej ai, janë të interesuara për të qenë partneri kryesor i Ballkanit Perëndimor. Për këtë arsye, dhe po i kushtohet kaq shumë energji luftës ndaj korrupsionit, një armë e rëndësishme e së cilës mbetet sanksionimi.
Price theksoi se përveçse tërheqës për botën perëndimore si një rajon mjaft dinamik, Ballkani Perëndimor mbetet joshës edhe për Rusinë dhe Kinën. “Interesat tona të përbashkëta dhe vlerat që ndajmë përbëjnë bazën e një marrëdhënieje që në shumë mënyra është unike dhe e dallueshme nga vizioni që Pekini e Moska do të kishin për rajonin”, ka shtuar ai.

  • 1

    Radio