Politikë Më shumë

Darmanoviq: Nuk mund të ketë ndryshime të theksuara të vijës kufitare

Prej tvteuta09:58, 21 Shkurt 2018

Me marrëveshjen për kufirin ndërmjet Malit të Zi dhe Kosovës, ekziston mundësia e vërtetimit të disa korrigjimeve  teknike të vijës kufitare, por nuk mund të ketë ndryshime të veçanta, ka theksuar shefi i diplomacisë, Srgjan Darmanoviq.

Presidentët e Malit të Zi dhe të Kosovës, Filip Vujanoviq dhe Hashim Thaçi, e kanë nënshkruar të premten deklaratën e përbashkët me të cilën i bëhet ftesë Kuvendit të Kosovës që ta ratifikojë marrëveshjen për kufirin shtetëror,  të nënshkruar në Vjenë, me 26 gusht të vitit 2015. I pyetur që të komentojë nëse në bazë të kësaj marrëveshje mund të ketë ndryshim të kufirit, Darmanoviq, ka theksuar se deklarata politike e Thaçit dhe Vujanoviqit, është vërtetim i asaj që shkruhet në marrëveshje, në nenin 7 të saj. Marrëveshja për kufirin duhet të ratifikohet dhe këtu është fjala vetëm për disa korrigjime eventuale teknike të cilat nuk mund të kenë rezultate negative as për njërën dhe as për palën tjetër në procesin negociues, ka theksuar Darmanoviq.

  • 1

    Radio