Danilloviq: Opozita të përkrahë një kandidat për president
Prej tvteuta16:42, 22 Korrik 2017
Kryetari i Këshillit ekzekutiv të Demos-it Goran Danilloviq, shprehu qëndrimin se opozita duhet të përkrahë një kandidat të vetëm dhe jo partiak në zgjedhjet presidenciale, dhe të dalë me një listë të përbashkët në zgjedhjet parlamentare, për të cilat thai ai, kohët e fundit po flitet gjithnjë e më pak.
Sipas Danilloviq, dy subjektet më përkrahjen më të madhe, Demokratët dhe Fronti Demokratik duhet të propozojnë kandidatin e mundshëm pas të cilit do të qëndrojë e gjithë opozita. Në rast se këto dy subjekte nuk arrijnë të meeren vesh, shtoi Danilloviq, atëherë e gjithë opozita do të jetë në humbje.