Sociale Më shumë

Danilloviq: NATO mund të përçajë opozitën

Prej tvteuta16:23, 8 Dhjetor 2016

Sipas zyrtarit të DEMOS, Goran Danilloviq, kthimi i disa subjekteve të opozitës në Kuvend për të shprehur pikëpamjet e tyre për anëtarësimin e Mali të Zi në NATO, përsëri do ta përçante opozitën. Partia Socialdemokrate dhe Lëvizja Qytetare URA kanë njoftuar më parë se do të marrin pjesë në seancën e Parlamentit kur të votohet për pranimin e Malit të Zi në NATO.

Danilloviq tha se opozita në mënyrë  legjitime kërkon përsëritjen e zgjedhjeve, dhe se shumë shpejt mund të arrihet  marrëveshja  për afatin kohor të mbajtjes së tyre. “Nëse nuk sqarohen rrethanat në ditën e zgjedhjeve, as për individët politikisht më pragmatike dhe mendjemprehtë nuk mund të jetë e qartë se pse disa parti opozitare do të paraqiten në parlament për të folur në lidhje me anëtarësimin në NATO,” tha Daniloviq në profilin tuaj në Facebook .

  • 1

    Radio