Aktuale Më shumë

Dan: Qeveria e re 18 ministri, 4 pakicave

Prej tvteuta18:30, 11 Mars 2022

Qeveria pakicës e cila pritet të formohet në Mal të Zi, përveç kryeministrit dhe tre zv.kryeministrave, të cilët do të jenë edhe ministra , do të ketë edhe 15 ministri të tjera, që do të thotë gjithsejt 18 ministri.  Sipas informacioneve të gazetës “Dan”, Aksioni i Bashkuar Reformist do të ketë gjashtë ministri, po aq sa Partia Socialiste Popullore, katër janë të rezervuar për partitë e pakicave, ndërsa 2 për ekspertë të pavarur. Një prej tyre duket se do të jetë Aleksandër Damjanoviq, i cili supozohet se do të jetë ministër i financave.

Ende nuk dihet roli që do të mbulojë kryetari i PSP, Vlladimir Jokoviq, por mendohet se nëse nuk do të jetë në qeveri,atëherë me shumë mundësi do të jetë  kryetar i Kuvendit. Ministritë e planifikuara janë ato të drejtësisë, financave, ekonomisë, punëve të jashtme, integrimeve evropiane, bujqësisë, turizmit, mbrojtjes, shëndetësisë, punës dhe mirëqënies sociale, komunikacionit, energjetikës, kulturës dhe shkencës,  arsimit, sportit, administratës publike dhe ekologjisë.  Edhe pse nuk përmendet ministria e 18-të mund të jetë ajo për të drejtat e popujve pakicë, e cila me shumë mundësi do tu takonte subjekteve të pakicave, të cilët duket se janë të interesuar edhe për sektorët e turizmit dhe arsimit.

Sipas informacioneve të “Dan”, propozimi dhe përbërja e qeverisë së re do të prezantohen më 20 mars, kur i mandatuari Dritan Abazoviq, do të kërkojë edhe thirrjen e seancës së Kuvendit.

  • 1

    Radio