Aktuale Më shumë

Damjanoviq shpreson që Kuvendi do ta miratojë rebelancin. “Po bëhet për arsye pozitive”

Prej tvteuta17:42, 25 Maj 2023

Pragu i huamarrjes i planifikuar për këtë vit pothuajse do të përgjysmohet falë ribalancit të buxhetit të këtij viti dhe suficitit të mjeteve buxhetore, njoftoi ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq, duke shtuar se pret që Kuvendi ta miratojë.

“Ne kemi marrë hua vetëm 100 milionë euro për gati gjysmë viti, që është ndoshta dinamika më e ulët e huamarrjes në historinë e re të Malit të Zi. Kjo flet shumë për mënyrën se si i kemi trajtuar fondet, dhe mendoj se shumica e qytetarëve e kuptojnë këtë.” – tha Damjanoviq në një intervistë për agjencinë Mina-business. Ai konsideron gjithashtu se është e rëndësishme që ribalanci të krijojë baza të qarta në mënyrë që në afat të mesëm dhe në periudhën kur detyrimet e bazuara në huamarrjet e mëparshme vijnë për pagesë, ato të shlyhen siç duhet.

Duke folur për arsyet e ribalancimt, Damjanoviq vlerësoi se ai faktikisht është i natyrës teknike dhe se është pozitiv, sepse duhet të balancohen të hyrat, të cilat janë më të larta për rreth 225 milionë euro në krahasim me atë që është planifikuar por edhe në krahasim me vitin e kaluar. Arsye tjetër është edhe donacioni prej 27 milionë eurosh nga Bashkimi Evropian (BE), një pjesë e të cilit tashmë është ndarë për pensionistët në formë ndihme, ndihmë e cila teknikisht duhet të gjenerohet brenda buxhetit, sqaroi Damjanoviq.

  • 1

    Radio