Aktuale Më shumë

Damjanoviq: Rrogat dhe pensionet do të jenë të rregullt

Prej tvteuta17:05, 9 Gusht 2022

Qytetarët e Malit të Zi mund të jenë të qetë, sepse pagesa e rrogave, pensioneve dhe beneficioneve sociale është e sigurt, e posaçërisht është me rëndësi që shteti do ta mbajë barrën e krizës pa shtesa tatimore për qytetarët, tha ministri i Financave, Aleksandar Damjanoviq. Në një intervistë për Politica, ai shtoi se Ministria e Financave do të sigurojë financa publike të qëndrueshme, përkundër të gjitha sfidave brenda vendit dhe atyre nga jashtë, që janë pasojë e luftës në Ukrainë.

“Detyrimi i qeverisë është që të mbrojë qytetarët nga goditjet inflacioniste në masën më të madhe të mundshme, përmes menaxhimit të përgjegjshëm dhe masave që zbatohen, përmirësohen dhe shtohen në përputhje me nevojat e qytetarëve dhe ekonomisë dhe mundësive të thesarit të shtetit”, tha Damjanoviq.

  • 1

    Radio