Damjanoviq paralajmëron parti të re?
Prej tvteuta25 September 2017
Ish deputeti i Partisë Popullore Socialiste Aleksandër Damjanoviq, ka deklaruar për Vijesti se në vend ka hapsirë për një parti të re opozitare e cila do të mblidhte të pakënaqurit nga partitë e tjera dhe ato të cilët deri tani nuk janë angazhuar politikisht. Ai tha se sipas tij kjo parti do të luftonte kundër politikës e cila ka krijuar hendek të madh social, administratë të madhe dhe joefikase dhe ka zhytur vendin në borxhe. “Pritet që pas takimeve fillestare të cilat janë në vazhdim , do të fijjojnë edhe përgatitjet për themelimin e subjektit të ri”, tha Damjanoviq.