Aktuale Më shumë

Damjanoviq: Mungesa buxhetore 170 milionë euro. Na pret vjeshtë e pasigurtë për shkak të krizës energjetike

Prej tvteuta16:55, 4 Gusht 2022

Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq në konferencën për media me rastin e 100 ditëve të punës së Qeverisë tha se për shkak të sjelljeve të papërgjegjshme të administratës së kaluar, ka mbetur borxh buxhetor prej 170 milionë euro.

“U planifikuan të hyra që nuk mund të planifikoheshin sepse nuk kishte bazë ligjore dhe me mos shlyerjen e detyrimeve krijohej një pasqyrë e rreme e gjendjes së financave.”, tha Damjanoviq. Ai shtoi se Fondit të Shëndetësisë i mungojnë 65 milionë euro, ndërsa Fondit të PIO 25 milionë.

Ministri njoftoi se me uljen e akcizës për karburantet, shteti humbi mbi 10 milionë euro, por këtë shohin si koncesion për qytetarët dhe ekonominë, jo si humbje. E njëjta gjë tha ai vlen edhe për uljen e TVSH për produktet bazë ushqimore, me çka janë humbur rreth 5 milionë euro.

Damjanoviq tha se vendi po përballet me një vjeshtë të pasigurt sa i përket furnizimit me energji dhe ushqime , si dhe për çmimet e tyre. “Mediave u ka ikur informacioni se para disa ditësh Kuvendi ka miratuar ndryshime në Ligjin për financimin e subjekteve politike. Kjo ligjërisht ka marrë 50 milionë euro nga shteti në favor të pushteteve lokale, diçka që ne do të duhet ta kompensojmë.” tha Damjanoviq.

  • 1

    Radio