Sociale Më shumë

Damjanoviq: Miliq e ka mbyllur PSP-në

Prej tvteuta09:59, 20 Janar 2017

Zyrtari i Partisë Socialiste Popullore ,  Aleksandar Damjanoviq ka thënë se lideri lideri i kësaj partie, Srdjan Miliq, me udhëheqësinë e kanë mbyllur partinë , dhe se ato që diskutohen në mbledhjen e Këshillit Qendror nuk arrijnë  dot te anëtarët dhe  votuesit.

“Gjykimin e vet për problemet duhet ta  japin anëtarët dhe votuesit, e jo një grup i zyrtarëve që e kanë mbyllur partinë,” tha Damjanoviq në emisionin televiziv ku ishte i ftuar. Ai nuk ka dashur të komentojë spekullimet për  përgatitjet e  dëbimit të tij nga partia, pasi këto sipas tij kanë për qëllim ta përkeqsojnë situatën dhe ashtu të tensionuar në këtë parti.

Damjanoviq për momentin tha se nuk ka qëllim të largohet nga partia.

  • 1

    Radio