Aktuale Më shumë

Damjanoviq: Heqja e pagesës së kontributeve, jo kushtetuese

Prej tvteuta09:27, 28 Dhjetor 2021

Projektligji për heqjen e kontributeve për sigurimin e detyrueshëm shëndetësor, i cili do të eliminojë një nga tre format e sigurimeve shoqërore të detyrueshme për punonjësit, nuk është në përputhje me Kushtetutën e Malit të Zi.  Kështu ka thënë për “Vijesti” ish-deputeti dhe kryetari i Komisionit parlamentar për ekonomi, financa dhe buxhet, Aleksandar Damjanoviq.

Sipas tij, problemi nuk është ideja e uljes së tarifave të njërit prej tre llojeve të sigurimeve të detyrueshme, mundësisht të trejave, por problemi është se heqja e njëanshme e sigurimeve shëndetësore .Ai shpjegoi se në këtë mënyrë, në vend të kontributeve të detyrueshëm, do të jetë në dorë të Qeverisë të transferojë nga buxheti fonde të përshtatshme, ndoshta më të vogla apo më të mëdha, për kujdesin shëndetësor, çka sipas tij nuk është në përputhje me aktin më të lartë ligjor të vendit.

  • 1

    Radio