FLASIM Më shumë

Dafina Teliqi: Gazetaria një profesion dinamik

Prej tvteuta18:21, 28 Prill 2018

Gazetaria është një profesion për të cilin nevojitet shumë punë, dijeni dhe vullnet. Shumë nga të rinjtë e fillojnë gazetarinë sepse e shohin si një mundësi të mirë ku mund të përparosh profesionalisht, të mundëson njohjen me njerëz të strukturave të ndryshme, e pse jo dhe një mundësi për të udhëtuar dhe hulumtuar. Ndoshta në shikim të parë duket si një profesion interesant, ajo është më shumë se kaq. Kur e “gjithë bota normale” pas përfundimit të orarit të punës çlodhet, kjo gjë nuk ndodh me gazetarin/gazetaren, ato duhet të mendojnë për ditën tjetër. Aq sa është profesion i vështirë e ndonjëherë i sikletshëm, ai të jep kënaqësi. Ky është rasti i gazetares së televizionit Teuta, Dafina Teliqi e cila në një intervistë në emisionin e mëngjesit “Ditë e re” flet rreth fillimeve, emisionit “Flasim”, terrenit dhe punës në studio.

Si adoleshente kishte dëshirë të studionte gazetarinë, por që kur erdhi koha për regjistrime aplikoj në dy drejtime, fati u pranua në gazetari dhe kështu vazhdoj rrugëtimin e saj drejt këtij profesioni. Pas studimeve punësohet në televizionin e vetëm në Ulqin, Teuta. Aty fillon si praktikante për tu punësuar pas një kohe shumë të shkurtër. Falë punës dhe përkushtimit të saj i besohet emisioni “Flasim”, emision ky i cili trajton tema nga më të ndryshmet, si politikë, kulturë, sport, tema sociale. Në këtë emision ka pasur mundësi të intervistoj personalitete të cilët çdo herë kanë diçka të flasin dhe kjo e gëzon më tepër, sepse nga secili emision del edhe më e pasur, mëson edhe më tepër. Ajo është fytyre e dashur për shikuesit, por me profesionalizmin e vet ka bërë që ti mbërthej ato rreth ekranit. I pëlqen shumë studioja dhe intervistat aty, por që gazetarin e vërtet e bën terreni, kështu deklaron ajo.

 

  • 1

    Radio