Daboviq: Numër rekord i martesave
Prej tvteuta10:09, 11 Janar 2017
Sekretariati per administrate dhe veprimtari shoqerore eshte nje nder sekretariatet me aktive te Komunes se Ulqinit, duke qene se ne perberje te vet ka nje larmishmeri te aktiviteteve dhe te lamive te cilat i perfshinë.
Sekretarja e ketij sekretariati Gjina Daboviq per Televizionin Teuta tha se nder lemite me te rendesishme per kete sekretariat, por edhe per Komunen ne pergjithesi, eshte ajo e marredhenieve te punes.Vitin e kaluar, tha Daboviq, ka pasur 6 konkurse publike per mbushjen e 24 vendeve te punes, dhe 7 konkurse interne per mbushjen e 11 vendeve te punes ne kuader te Komunes se Ulqinit. Gjithashtu ka pasur edhe 17 vendime per qasjen e lire te informatave. Viti 2016 mund të quhet edhe viti rekord i kurorezimit te cifteve. Muaji gusht ka shënuar numrin me te madh te kurorezimeve, duke pasur edhe 5 te tilla brenda nje dite , kurse në përgjithësi janë regjistruar 135 martesa dhe 6 divorce.