Daboviq: Ndërtimi i kanalizimit fillon në fillim të nëntorit
Prej tvteuta10:20, 5 Tetor 2019
Fillimi përfundimtar i punimeve ndërtimore për një nga projektet më domethënëse në Ulqin, ndërtimi i një sistemi të kanalizimeve për katër vendbanime, është planifikuar për fillim të nëntorit. Këtë e konfirmoi kryearkitekti i Komunës së Ulqinit, Aleksandar Daboviq, i cili tha se të gjitha proceset administrative do të përfundojnë deri në fund të muajit, pas së cilës do të fillojnë punimet ndërtimore. Një pjesë e planit për komunën e Ulqinit pritet të modifikohet së shpejti, që nënkupton ndryshime në zonën ku do të ndërtohet ferma diellore, ndryshimet e së cilës u iniciuan nga Ministria e Ekonomisë. Në vazhdim është mbledhja e dokumentacionit për të hartimin e planit të detajuar për Shtojin e Poshtëm, ku ndodhen numri më i madh i ndërtesave të paligjshmem njoftoi Daboviq. Kohët e fundit Qeveria ka miratuar planin për hotele dhe vila të nivelit të lartë në “Pyllin e Pishave”, që është bërë objekt i interesimit publik . Sipas planit, nga Hoteli Albatros deri tek Kepi i Djeranës, do të ndërtohen vila të ulëta por gati 90% e zonës do të mbesë hapësirë ​​të gjelbër, kurse në pjesën nga hoteli Albatros deri tek ish Galebi, ndërtimet do të jenë më të ulëta se në pjesët e tjera të qytetit.