Sociale Më shumë

Daboviq: Fokusi do të jetë në gjetjen e zgjidhjes për problemet me parkim

Prej tvteuta09:21, 13 Janar 2019

Arkitekti i qytetit Aleksandër Daboviq, tha për TV Teuta se në këtë periudhë të shkurtër ka arritur ta zgjerojë shërbimin e këtij sektori dhe se planifikohen edhe angazhime të reja të profesionistëve, pasi puna më e madhe do të jetë në periudhën e ardhëshme. Komisioni për përcjelljen e investimit për ndërtimin e kanalizimit në 5 lagjet e qytetit do të mbahet javën tjetër në mënyrë që të finalizohen detajet rreth këtij projekti të rëndësishëm. Gjatë kohës që ishte në krye të sekretariatit për urbanizëm, disa aplane janë miratuar , por disa të tjerë jo dhe ato tashmë kanë kaluar nën përgjegjësinë e ministrisë.  Sipas Daboviq, Plani i vetërregullimit të përgjithshëm do të jetë plani që do të përcaktojë më saktë qëllimet e zhvillimit urbanistik të Malit të Zi, dhe se me këtë plan Ulqini do të jetë më i rregulluar nga ana urbanistike.

  • 1

    Radio