Daboviq: Edhe pse të bllokuar, kemi arritur ti kryejmë obligimet

Prej tvteuta15:32, 9 Janar 2020

Arkitekti kryesor i Komunës së Ulqinit, Aleksandër Daboviq, tha për TV Teuta se bllokimi financiar i Komunës ka lënë pasoja edhe në punën e shërbimit që ai drejton, por megjithatë kanë arritur ti kryejnë obligimet. Në fund të vitit të kaluar në këtë shërbim kanë pasur shumë punë në përgatitjen e dokmentacionit për qiradhënien e lokacioneve për objektet e përkohëshme në zonën e të Mirave Detare, kurse në fillim të vitit aktual planifikojnë disa konkurse interesante arkitektonike për dia zona të vogla në qendër të qytetit.  Në ditët në vijim, tha Daboviq, pritet edhe fillimi i punës në realizimin e investimit në kanalizim, i cili ka vonuar për arsye të disa procedurave formale.

  • 1

    Radio