Sociale Më shumë

Daboviq: Dy dokumente të reja planifikimi presin miratimin

Prej tvteuta09:20, 17 Dhjetor 2017

Në seancën e ardhshme të Kuvendit Komunal të Ulqinit, në rendin e ditës do të jenë edhe dy dokumente të reja të planifikimit; plani urbanistik për Mediteranin dhe studimi për lokalitetin e Krruçit, ndërsa pesë dokumente të tjerë janë në procesin e auditimit.

“Më në fund do të finalizohen përpjekjet tona. Kur kemi filluar me përgatitjen e njëzet dokumentëve të planifikimit është dukur një punë e vështirë për tu përfunduar, por me punën e përditshme të stafit arritëm të përfundojmë të gjitha objektivat për këtë vit”, tha Aleksandar Daboviq, Sekretari për planifikimin hapësinor. “Pesë dokumentat që presin auditimin janë për zonën e Fushës së Ulqinit në lidhje me ndërtesat e sindikatave dhe meshihatit, pyllin e pishave, hotelet dhe vilat, Pinjesh 3 dhe Liman 2,” shton Daboviq.

Ligji i ri për legalizimin e objekteve të ndërtuara pa leje rregullon sistemin e Planifikimit Hapësinor, metodën dhe kushtet për ndërtimin e ndërtesave, legalizimin e objekteve pa leje dhe çështje të tjera me rëndësi për planifikim hapësinor dhe ndërtimin e objekteve. Ky ligj ka një rëndësi të veçantë për Ulqinin, duke marrë parasysh faktin se në të rreth 80% e objekteve të ndërtuar janë të paligjshëm.

  • 1

    Radio