Aktuale Më shumë

CZIP njofton investimin prej 500.000 euro në Kripore

Prej tvteuta17:09, 1 Korrik 2022

Qendra për mbrojtjen e shpendëve do të investojë 500,000 euro në rikuperimin e Kripores së Ulqinit, sa është shuma e donacionit të fondacionit MAVA, njoftoi dje kjo organizatë joqeveritare.

Ata përshëndetën vendimin e Ministrisë së Ekologjisë dhe Komunës së Ulqinit për të themeluar së bashku ndërmarrjen që në të ardhmen do të menaxhojë ekosistemin e ndjeshëm dhe të kërcënuar të këtij parku natyror.

“Ky vendim i jep fund pritjes së gjatë të publikut vendas dhe ndërkombëtar për veprime konkrete nga ana e Qeverisë për të treguar vullnet politik, jo vetëm duke mbrojtur formalisht këtë zonë, por edhe duke investuar në rimëkëmbjen dhe funksionimin e saj në të ardhmen”, thuhet në njoftime kësaj organizate. Ata njoftuan se do të investojnë 500 mijë euro në mbështetje të menaxhimit të ardhshëm dhe rimëkëmbjes së infrastrukturës së Kripores.

Mjetet do të drejtohen për përgatitjen e bazës gjeodezike si parakusht për përgatitjen e mëtejshme të dokumentacionit të kërkuar për restaurimin e argjinaturës dhe lejeve mjedisore shoqëruese; prokurimi i dy ekskavatorëve sipas specifikave të ish-punonjësve të Kripores; blerjen dhe instalimin e stacionit të ri të pompimit, “i cili përfaqëson  zemrën e Kripores së Ulqinit, pa të cilin nuk është i mundur prodhimi i kripës dhe menaxhimi i favorshëm i regjimit hidrologjik”, thuhet në njoftimin e tyre. Ata theksuan se presin që të gjitha institucionet dhe partitë politike të vendosin interesin e natyrës mbi interesat partiake dhe që posti i drejtorit të ardhshëm të këtij parku natyror të mos tregtohet brenda koalicioneve ekzistuese.

 

  • 1

    Radio