Politikë

Politikë Më shumë

Cungu: Me pare platforma pastaj negociatat

Prej tvteuta9 November 2016

Presidenti i Malit të Zi Filip Vujanoviq, sot  ka zhvilluar takime  me përfaqësuesit e partive të cilat pas zgjedhjeve të 16 tetorit kanë siguruar statusin parlamentar.Opoziten  në këtë  takim e ka përfaqësuar Dritan Abazoviq. Partia Demokratike e Socialistëve si kandidat të sajin ka pasur Dushko Markoviq.Nga përfaqësuesit shqiptar të pranishëm ishin kryetari I Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu,kryetari I Unionit Demokratik të Shqiptarëve Mehmet Zenka dhe Gjergj Camaj kryetar I Alternatiës Shqiptare. Nazif Cungu kryetari I Forcës, pas këtij takimi ne një intervistë ekskluzive për televizionin Teuta tha se ata i kane parashtruar te gjitha ceshtjet sot Kryetarit te shtetit Filip Vujanoviq, i cili nuk i ka te panjohura ceshtjet dhe kerkesat e shqiptareve. Cungu tha se ata se shpejti do te bejne nenshkrimin e platformes se pakicave dhe me pas do te bisedojne me gjate per formimin e qeverise se ardhshme.