Cungu: Nuk ka nevojë për shkurtimin e mandatit
Prej tvteuta18 August 2017
Kryetari i komunës së Ulqinit Nazif Cungu ne një deklaratë dhënë për të përditëshmen malazeze “Dnevne novine” , ka theksuar se Ulqin nuk ka nevojë për zgjedhje të parakohëshme lokale, dhe se ato duhen të mbahen në afat. “Koalicioni ynë ka përgatitur për një vite e gjysëm një numër të madh të projekteve investuese ku realizimi i tyre fillon pas sezonit turistik, prandaj ne i konsiderojmë ato si një prioritet për t’u kushtuar fillimit të ndërtimit të projekteve të shumëpritura infrastrukturore që përfaqësojnë shtyllën kurrizore të zhvillimit të komunës së Ulqinit dhe njëkohësisht fillimin e duhur për sezonin e ardhshëm turistik. Ne konsiderojmë se nisja e aktiviteteve të inicuara kërkon angazhimin e plotë të të gjitha subjekteve që formojnë pushtet në Komunën e Ulqinit, dhe fushata elektorale do të pengonte dinamikën e tyre, prandaj konsiderojmë se nuk ka nevojë të shkurtohet mandati i këtij pushteti dhe zgjedhjet duhet të mbahen në afatin e rregullt ”, tha Cungu për të përditëshmen “Dnevne novine” . Prej Partisë Demokratike të Socialistëve njoftojnë të kundërtën dy ditë më parë – zgjedhjet duhen që të mbahen së bashku me zgjedhjet në Petnjicë, Ulqin dhe Mojkovac , kurse Kryetari i Këshillit Komunal të PDS-së në Ulqin, Ljoro Nrekiq tha, se nëse PDS-ja vendos që zgjedhjet do të mbahen në nëntor, atëherë ata do të mbahen. Cungu, megjithatë, beson se vlerësimet e tilla nuk mundë të prishin marrëdhëniet në koalicion. Thotë që ky është partneritet strategjik dhe afatgjatë në nivel lokal dhe shtetëror, dhe shton se propozimet e përbashkëta nuk janë përfundimtare. “Propozimi i PDS-së që zgjedhjet lokale të mbahen paralelisht me tri komunat e tjera është praktike dhe nuk pasqyronë pakënaqësinë mbrenda koalicionit dhe unë mendoj se nuk do të insistojnë me këmbëngulje në atë datë” , përfundoi Cungu.