Politikë

Politikë Më shumë

Cungu: Nuk ka nevojë për shkëputjen e koalicionit

Prej tvteuta2 October 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit dhe Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, ka deklaruar se nuk ka nevojë për marrjen e vendimeve të nxituara në lidhje me shkëputjen e koalicionit qeveritar me Partinë Demokratike të Socialistëve dhe partitë e tjera të pakicave, shkruan Vijesti. Sipas Cungut, Nimanbegu votoi kundër ligjit pasi nuk u pranuan asnjë nga 16 amandamentet që ai dorëzoi për ligjin për planifikim hapsinor. Nimanbegu pas votimit tha se do të inicojë mbledhjen e koalicionit në mënyrë që të diskutohet edhe mundësia e shkëputjes së koalicionit për shkak të shkeljes së marrëveshjes nga ana e partive të tjera të pakicave dhe PDS. Cungu tha se së shpejti do të mbahet mbledhja e koalicionit qeveritar e cila është caktuar para një jave.