Politikë Më shumë

Cungu: Me Qeverinë është rënë dakord kompensimi, jo shitja e Pyllit të Pishave

Prej tvteuta16:10, 28 Tetor 2019

Kryetari i Forcës së Re Demokratike, Nazif Cungu, i cili edhe vetë ishte pjesë e bisedimeve me Qeverinë për të ndihmuar Komunën e Ulqinit për të dalë nga kriza, tha për TV Teuta se bisedimet me këtë të fundit kanë qenë në drejtim të kompensimit nga ana e Qeverisë për një sipërfaqe të caktuar të ofruar nga Komuna e Ulqinit, dhe jo shitjen e Pyllit të Pishave. Ai shtoi se modeli që ka tentuar Komuna e Ulqinit nuk është në përputhje me ligjin pasi parcelat kadastrale as nuk mund të shiten edhe sikur të ekzistonte vullneti, dhe se kjo mund të bëhet vetëm për parcela urbanistike për të cilat është miratuar plani. Ai shprehu keqardhje që Komuna e Ulqinit dhe të punësuarit po vazhdojnë të vuajnë pasojat e një bllokimi të padrejtë për një çështje që nuk ka të bëjë fare me Komunën e Ulqinit.

  • 1

    Radio