Cungu: Investimi në ujësjellës dhe kanalizim është duke ecur sipas dinamikës së duhur
Prej tvteuta20 July 2017

Kryetari i Komunës së Ulqinit Nazif Cungu, deklaroi sot para këshilltarëve të Kuvendit Komunal se investimi prej 20 milion eurosh në ujësjellës dhe kanalizim i cili financohet nga kredia e bankës gjerman KfW është duke ecur sipas dinamikës së paraparë. Ai para këshilltarëve lexoi edhe letrën nga Ministria e financave e cila shpreh kënaqësinë që obligimet e ndërmarra në këtë drejtim janë duke u kryer në kohën e duhur. Ky investim kolosal dhe me një rëndësi jashtëzakonisht të veçantë për Ulqinit, pritet të përfundojë në vitin 2020.