Cungu: Inspeksioni kontrollues për ndërtime duhet ti kthehet Komunës
Prej tvteuta15:09, 6 Shkurt 2017
Kryetari i Komunës së Ulqini Nazif Cungu , ka thënë për gazetën “Vijesti” se Komuna nuk ka kompetenca për ndalimin e ndërtimeve pa leje të cilët cënojnë seriozisht zhvillimin e Ulqinit, dhe se për përmirsimin e gjendjes duhet që kontrolli i tyre ti kthehet në kompetencë Komunës. Inspeksioni për kontrollin e këtyre ndërtimeve punon në kuadër të Drejtorisë për inspektime, me të cilët Komuna, sipas Cungut, ka bashkëpunim të mirë, por rezultatet në terren tregojnë se ky inspeksion nuk ka efikasitetin e duhur.
Në mbledhjen që u mbajt me një 1 shkurt , përfaqsuesja e kësa drejtorie Biljana Jakiq, tha për televizionin Teuta se përveç problemeve të ndryshme ato përballen edhe me mungesën e resurseve njerzore, pasi në dispozicion kanë më pak se një inspektor për çdo komunë të vendit. Kryetari Cungu tha se ndërtimet pa leje zhversojnë edhe punën në sjelljen e planeve urbanistike, nëse ato nuk respektohen si duhet. Nga Drejtoria për inspektime kanë njoftuar që prej 1 marsit dhe hyrjes në fuqi të ligjit për legalizimin e objekteve, puna e tyre do të jetë më intenzive dhe shumë më strikte se deri tani.