Cungu: Ftojmë votuesit në Tuz të përkrahin koalicionin shqiptar
Prej tvteuta15:40, 21 Shkurt 2019
Cungu: Ftojmë votuesit në Tuz të përkrahin koalicionin shqiptar
Kryetari i Forcës së Re Demokratike Nazif Cungu, tha për TV Teuta se zgjedhjet lokale në Tuz janë vazhdimsi e procesit të formimit të komunës së pavarur e cila erdhi si rezultat e angazhimit të koalicionit “Shqiptarët e vendosur”. Sipas tij, bashkimi i partive shqiptare në një listë të vetme jep shpresë për një rezultat të mirë i cili do të sigurojë që ato të udhëheqin pushtetin pas këtyre zgjedhjeve. Ai u bëri thirrje votueve që ta përkrahin këtë koalicion , pasi bëhet fjalë për momente historike që do të definojnë të ardhmen e kësaj komune.