Cungu: Duhet të bashkëpunojmë me shqiptaret e Maqedonisë së Veriut
Prej tvteuta17:28, 28 Janar 2019
          FORCA E RE DEMOKRATIKE- KUMTESË PËR OPINION
Ne kuader te vizites zyrtare ne Mal te Zi, Sot në zyre të Forcës së Re Demokratike qëndroi Kryetari i Lëvizjes politike “Besa” nga Shkupi Bilal Kasumi dhe bashkëpunëtorët e tij. Temë e bisedimeve ishte situata politike në të dy vendet me fokus të posacëm tek pozita dhe të drejtat e shqiptarëve. Kryetari i FORCA-s Nazif Cungu gjatë takimit vlerësoi se shqiptarët në përgjithësi ballafaqohen me problematika të njëjta dhe shkëmbimi i eksperiencave në mes të subjekteve shqiptare mund të sjellin deri tek marreveshje më frytdhënëse. Cungu theksoi se do të vazhdojnë të kultivojnë marëdhënje të mira me Lëvizjen Besa me qëllim të avancimit më të mirë të të drejtave të shqiptarëve kudo që janë. Kryetari Cungu vlerësoi lartë rrolin e faktorit shqiptarë në Maqedoninë e Veriut lidhur me ngjarjet e fundit, ku pothuajse shqiptarët ishin kryesorë në marrjen e vendimeve për zgjedhjen e problemeve të kahmotshme në mes të Maqedonisë dhe Greqisë.
Shërbimi i Forcës së Re Demokratike